Lajmet e fundit

Forcat e Ukrainës kanë “zmbrapsur pjesërisht” trupat ruse nga qyteti Vovchansk në rajonin e Kharkiv, ka thënë ushtria ukrainase.
Në një përditësim mbi situatën në fushën e betejës, ushtria tha se gjithsej 18 sulme ruse u zmbrapsën ndërsa përleshjet luftarake aktive vazhdojnë në pjesët veriore dhe veriperëndimore të qytetit, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.