Lajmet e fundit

Një hetim ka nisur për të shtënat e dyshuara nga forcat ruse ndaj tetë ushtarëve ukrainas të paarmatosur.
Zyra e prokurorit në rajonin e Donetskut iu referua informacionit rreth "ekzekutimit të gjashtë të burgosurve" në një pozicion në Avdiivka - një qytet që Rusia pretendon se e ka marrë pas disa muajsh luftimesh intensive.
Të gjashtë ishin "të plagosur rëndë dhe në pritje të evakuimit", sipas zyrës së prokurorit.
Transmetuesi publik ukrainas Suspilne citoi zëdhënësin ushtarak, Dmytro Lykhoviy, të ketë thënë se nuk ka "ende asnjë mundësi për të konfirmuar apo hedhur poshtë" vrasjet në Avdiivka, pasi një hetim është në vazhdim.
Nuk do të ishte hera e parë që Rusia kryente krime lufte, shtoi ai, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.