Lajmet e fundit

Ukraina "do ta humbasë luftën" nëse Kongresi i Shteteve të Bashkuara nuk miraton ndihmën ushtarake për ta ndihmuar atë t'i rezistojë pushtimit rus, tha presidenti Volodymyr Zelensky.
"Është e rëndësishme t'i drejtohemi në mënyrë specifike Kongresit: nëse Kongresi nuk e ndihmon Ukrainën, Ukraina do ta humbasë luftën," tha Zelensky të dielën gjatë një videotakimi të grupit ukrainas për mbledhjen e fondeve UNITED24, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse Ukraina e humbet këtë luftë, vendet e tjera do të sulmohen. Ky është një fakt”, tha ai.