Lajmet e fundit

Dy persona ukrainas janë arrestuar nga shërbimi i sigurisë së vendit pasi dyshohet se kanë ndihmuar Rusinë të planifikojë sulme me raketa.
Ky shërbim tha se të dyshuarit u arrestuan në Kiev dhe Odesa dhe tha ata tani mund të përballen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Ata po përgatisnin sulme me raketa ndaj njësive ushtarake të forcave të mbrojtjes dhe objekteve energjetike dhe telekomunikuese në të tre rajonet”, shkroi autoriteti në Telegram.
Një nga të arrestuarit dyshohet se mori një punë në një kompani që furnizon njësitë ushtarake ukrainase me ushqim në një përpjekje për të identifikuar vendndodhjet e bazave të tyre.
Tjetri dyshohet se mblidhte informacione dhe gjithashtu edhe fotografoi një nga termocentralet e kryeqytetit.
"Në fazën përfundimtare të operacionit special, të dy u kapën në flagrancë kur po spiunonin "shënjestrat" e mundshme”, thuhet tutjr në shkrim.