Intervista e ish-presidentit Hashim Thaçit për emisionin “Opinion”, është diskutuar sot në emisionin “Kosova Today”.
Opinionistja Elena Uka ka deklaruar se Thaçi me paraqitjen e tij, sipas saj, i bën liderët e tjerë politikë në Kosovë të duken si kafshore, transmeton Klankosova.tv.
“Ky është Hashim Thaçi. Për mua vetëm një konfirmim nga ai...njeriu që është, ai lideri që është, i bën të duken këta liderët e tjerë si kafshore. Të prek thellë në ndërgjegje që ata janë atje në Hagë, dhe ne këtu trashëgojmë përpjekjen e tyre”.
“Nuk e kam fjalën vetëm për ata katërshen, por ky ka qenë aj fytyra, bartësi i proceseve, dhe kur e sheh se sa i thellë është, sa strateg është, nuk lë asgjë pa prekur, anën sentimentale...”, tha Uka në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=zh77gPayFSQ
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.