Banorët e fshatit Gremnik të Klinës po përballen prej muajsh me problemin e kanalizimit, i cili sipas tyre ka dalë jashtë kontrollit.
Ujërat e zeza tash e tetë muaj jo vetëm që kanë vështirësuar jetën e përditshme të banorëve, por kanë “pushtuar” edhe tokat bujqësore, raporton Klankosova.tv.
Të shqetësuar për gjendjen, banorët iu drejtuan sërish emisionit “Fol me Arin” në Klan Kosova, duke kërkuar ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse.
Njëri nga banorët e fshatit tha se problemi është raportuar në disa raste, por pavarësisht ankesave të vazhdueshme, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret për zgjidhjen e tij.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.