Lajmet e fundit

Uellsi ka fituar ndaj Finlandës me rezultat 4:1, teksa është një hap larg Kampionatit Evropian 2024.
David Brooks në minutën e tretë, Neco Williams në të 38-tën, Brennan Johnson në të 47-tën, dhe Daniel James në të 86-tën shënuan për vendësit.
Krejt çfarë Finlanda mundi të bëjë ishte një gol nga Teemu Pukki në minutën e 45-të.
Ata do ta presin në shtëpi Poloninë në një ballafaqim kokë më kokë për një vend në Gjermani.