Lajmet e fundit

Turqi - Uells 0:2
90:00' Uellsi ka arritur që ta marr një fitore të rëndësishme përballë Turqisë me rezultat 0-2. I pari që shënoi për Uellsin ishte Aron Ramsey në minutën e 42-të të takimit, ndërsa për rezultatin e dytë Connor Roberts në minutën e 95-të. Në anën tjetër, Turqia pati disa raste të mira shënimi por që nuk arriti që t’i konkretizojë në gol. Aktualisht, Uellsi është lider i grupit A me katër pikë të grumbulluara ndërsa Turqia është në pozitën e fundit me asnjë pikë, teksa pozitën e dytë e ka Italia me tri sosh dhe Zvicra e treta me një pikë. Kujtojmë se nga ora 21:00 do të jetë ndeshja në mes Italisë dhe Zvicrës.
90+5 Uellsi ka arritur që të shënojë përsëri me anë të Connor Roberts për ta dyfishuar rezultatin në fund të takimit. Ky gol i Roberts vije pas një dëpërtimi të mirë të Bale i cili asistoi edhe në golin e parë për Uellsin.
90+1' Në fund të takimit Turqi – Uells janë përleshur lojtarët e të dyja kombëtareve ku gjyqtari i kësaj ndeshje Soares Dias e ka ndëshkuar me karton të verdhë lojtarin e Turqisë Yilmaz dhe Calhanoglu ndërsa tek Uellsi është ndëshkuar Mepham dhe Davies.
75' Kanë mbetur edhe 15 minuta deri në fund të takimit në mes Turqisë dhe Uellsit ku rezultati mbetet në favor të uellsianëve me golin e Aron Ramsey. Uellsi pati mundësi të artë për ta dyfishuar epërsinë pasi që Bale e fitoi një penallti por që e humbi atë duke goditur lartë mbi portë.
60' Është ekzekutuar penalltia e parë në këtë Kampionat Evropian nga Gareth Bale i cili e ka humbur atë dhe një mundësi ideale për ta dyfishuar rezultatin kundër Turqisë. Bale penalltinë e gjuajti krejtësisht jashtë portës ndërsa e pati edhe një rast shumë të mirë vetëm disa sekonda më pas.
46' Ka nisur pjesa e dytë në mes Turqisë dhe Uellsit ku në avantazh janë këta të fundit me golin e Aron Ramsey në fund të pjesës së parë. Në anën tjetër, trajneri i Turqisë, Gunesh ka bërë dy zëvendësime duke larguar nga loja Yokuslu në vend të Demiral dhe Tufan për t’i liruar Yazicit.
45:00 Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së dytë në grupin A në mes Turqisë dhe Uellsit me golin në minutat e fundit të Ramseyt. Uellsi po udhëheq me rezultat pas disa rasteve të mira shënimi, ku pikërisht ishte Ramsey ai i cili u gjend i vetëm përballë portierit turk. Në anën tjetër, Turqia rrezikoi disa herë portën e Uesllit por që pa sukses.
43' Aron Ramsey ka shënuar për Uellsin në minutën e 43-të të takimit në tentimin e tij të tretë duke u gjendur përballë portierit turk.
30' Kanë kaluar gjysmë ore lojë në “Olympic Stadium” në Baku në ndeshjen e dytë në mes Turqisë dhe Uellsit por që rezultati nuk ka ndryshuar. Uellsi pati dy raste shumë të mira përballë portierit turk, por që nuk arriti që ta konkretizojë asnjëren ndërsa Turqia në dy raste arriti ta rrezikoj seriozisht portën e Uellsit.
15' Kanë kaluar 15 minutat e para në takimin në mes Turqisë dhe Uellsit ku të dyja kombëtaret kanë arritur që të organizojnë sulme të rrezikshme por në të dyja rastet kanë qenë portierët ata që i kanë bërë pritjet vendimtare që rezultati të mos ndryshoj.
6' Ramsey lëshon një rast ideal për të shënuar pas një pasimi nga Gareth Bale, por që golin ia mohon portieri turk, Cakir.
1' Ka nisur ndeshja e dytë e grupit A në fazën kualifikuese në EURO 2020 në mes Turqisë dhe Uellsit.
Kjo ndeshje luhet në “Olympic Stadium” në Baku.
Formacionet zyrtare:
Turqi: Cakir, Meras, Soyuncu, Ayhan, Celik, Youkuslu, Under, Tufan, Calhanoglu, Karaman dhe Yilmaz.
Uells: Ward, Roberts, Mepham, Rodon, Davies, Morrel, Allen, Bale, Ramsey, James dhe Moore.
Kujtojmë se Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar për çdo gol, rast të mirë shënimi, karton të verdhë dhe çdo detaj tjetër interesant në lidhje këtë ndeshje.