Lajmet e fundit

Pasi përfundoi faza e grupeve, tani fillon faza e eliminimit direkt që vjen bëhet edhe me emocionues Kampionati Evropian.
Uellsi dhe Danimarka e hapin raundin e 16 të Euro 2020 në stadiumin Johan Cruiff Arena në Amsterdam, ku do të luftojnë për një vend në tetë më të mirët, njofton Klankosova.tv
Uellsianët shkuan në gjysmëfinale në kampionatin e fundit atë të vitit 2016, ndërsa danezët arritën madje ta fitojnë në vitin 1992.
Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Holandën ose Republikën Çeke.
Formacionet e mundshme:
Uells (4-3-3): Ward; Roberts, Rodon, Mepham, B. Davies; Allen, Morrell, Ramsey; Bale, James, Moore. Trajner: Page.
Danimarka (3-4-3): Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Wass, Delaney, Hojbjerg, Maehle; Braithwaite, Poulsen, Damsgaard. Trajner: Hjulmand.