Lajmet e fundit

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve Juventus-Olympique Lyonnais dhe Manchester City-Real Madrid janë shtyrë, pasi skuadrat janë në karantinë për shkak të përhapjes së madhe të pandemisë Coronavirus.
UEFA ka njoftuar se ka marrë vendim për anulimin e dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.
E gjithë kjo vjen pas përhapjes së frikshme të pandemisë Coronavirus dhe në vazhdën e pezullimit të shumë kampionateve, tani radha i vjen edhe ndeshjeve në Ligën e Kampionëve.
Njoftimi i UEFA-s
Pas karantinës së imponuar për lojtarët e Juventusit dhe Real Madridit, ndeshjet e mëposhtme të UEFA Ligës së Kampionëve nuk do të zhvillohen siç është planifikuar”.
Manchester City FC – Real Madrid CF, 17 mars, 21: 00
Juventus – Olympique Lyonnais, 17 mars, 21: 00
https://twitter.com/UEFA/status/1238135890628706308