Lajmet e fundit
Trupa ekzekutive e shtëpisë evropiane të futbollit do që teknologjia e “vijës së golit” të përdoret në finalet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA raportohet të ketë marrë vendim që teknologjia e “vijës së golit” të jetë pjesë e finaleve të Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës.
Teknologjia e përdorur tashmë në ngjarje të ndryshme sportive siguron që gjyqtarët të lajmërohen në momentin kur topi kalon vijën e portës dhe hyn në portë.
Është planifikuar që kjo teknologji të përdoret edhe në Kampionatin Europian Franca 2016, por zyrtare nuk ka ende asgjë.