Lajmet e fundit

UEFA ka ndaluar hetimin mbi shiritin e ylbertë të portierit të Gjermanisë, Manuel Neuer, i cili ka treguar mbështetjen e tij për komunitetin LGBT + gjatë ndeshjeve të ekipit të tij kombëtar.
Shoqata gjermane e futbollit DFB ka konfirmuar se UEFA ka ndaluar një hetim mbi shiritin e kapitenit me ngjyrë ylber të Manuel Neuer i cili kishte nisur ditë më pare, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.
Neuer kishte veshur shiritin e ngjyrat e ylberit për të treguar mbështetje për komunitetin LGBT + gjatë Muajit të Krenarisë gjatë ndeshjeve të EURO 2020 kundër Francës dhe Portugalisë. Ai gjithashtu e vendosi atë në fitoren miqësore para turneut kundër Letonisë.
Kur hetimi u hap UEFA kishte vendosur që ai ishte një simbol politik dhe ka ndaluar veprime të tilla nga lojtarët dhe skuadrat.