Lajmet e fundit

Federata e Futbollit të Krimesë pritet ta ndjek shembullin e Kosovës - që nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara - për t'u bërë pjesë e UEFA-së.
Kjo federatë tashmë ka status special brenda shtëpisë europiane të futbollit, por tani pritet të aplikoj për pranim me të drejta të plota duke ndjekur shembullin e Ksoovës, ka thënë presidenti i saj Yury Vetokha, njofton Klan Kosova.
"Disa delegatë të UEFA-së e kanë shprehur bindjen se precendenti i Kosovës mund të përdoret edhe për Krimenë".
Kosova u pranua në UEFA në Kongresin e Përgjithshëm, duke marrë votën e 28 shteteve, ndërsa 24 votuan kundër, përfshirë edhe Federatën Ruse të Futbollit.
Vetokha ka thënë se nuk sheh ndonjë dallim mes rastit të Ksoovës dhe Krimesë, "pasi as Kosova, sikur edhe Krimeja nuk është republikë e njohur në shkallë të gjerë".
Për dallim nga Krimeja, Kosova është e njohur pjesërisht, megjithëse nuk është pjesë e OKB-së. Deri tani shteti që pavarësinë e shpalli më 2008 nuk njihet nga 64 shtete sovrane të botës.