Lajmet e fundit

UEFA i është përgjigjur kritikave mbi ricaktimin e ndeshjes mes Borussia Dortmund dhe Monaco, duke thënë se nuk ka marrë informata që sugjeronin se skuadrat nuk duan të luajnë.
Ndeshja e së martës ishte shtyrë për të mërkuren pasi që autobusi i skuadrës së Dortmundit ishte cak i një sulmi terrorist, raporton Goal, transmeton Klan Kosova.
E pas kritikave të Sokratis Papastathopoulous se ishin trajtuar si kafshë dhe se ricaktimi i ndeshjes për të nesërmen kishte qenë “absurd”, është përgjigjur UEFA.
Një zëdhënës i UEFA-s tha se vendimi për mbajtjen e takimit në atë datë ishte në pajtim të plotë me klubet dhe autoritetet.
“UEFA ka qenë në kontakt me të gjitha palët të mërkurën, dhe kurrë nuk pranoi ndonjë inmformatë që sugjeron se ekipet nuk duan të luajnë", tha ndër të tjera ai.