UEFA ka nisur procedurë disiplinore ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për ndeshjen e së shtunës ndaj Italisë.
Organi drejtues i futbollit evropian tha në një deklaratë se procedurat kishin nisur për shkak të ndezjes së fishekzjarreve nga tifozët shqiptarë gjatë ndeshjes së Grupit B, si dhe për "transmetimin e një mesazhi provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive", shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv
UEFA nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me mesazhin që pretendohet se është transmetuar.
Vendimi i UEFA-s do të bëhet zyrtar në ditët në vijim.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.