Lajmet e fundit
Thirrjet të cilat janë cilësuar si raciste dhe ndezja e lëndëve piroteknike në përballjen me Partizanin e Beogradit i kanë kushtuar Skënderbeut me 60 mijë euro gjobë dhe një ndeshje pa tifozë

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA-së ka dënuar rëndë Skënderbeun për incidentet në ndeshjen kundër Partizanit te Beogradit.
Skuadra shqiptare është dënuar të zhvillojë ndeshjen e radhës brënda pa tifoze si dhe me gjobë në masën 60 mijë euro, si pasojë e thirrjeve raciste ndaj kundërshtarit dhe ndezjes së lëndëve piroteknike.
Sipas këtij vendimi, klubi i futbollit Skënderbeu është i detyruar të luajë takimin e radhës në Elbasan Arena ndaj Dynamo Kiev me dyer të mbyllura.