Lajmet e fundit

UEFA ka dënuar klubin e Buduçnostit me 20 mijë euro, për organizimin e lojës kundër Llapit, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Konferencës.
Kjo lojë ishte zhvilluar më 7 korrik, derisa ishte karakterizuar vazhdimisht me tensione të larta, derisa kishte përfunduar me rezultat 2-0 në të mirë të vendasve.
Ndryshe, loja kthyese mbrëmë përfundoi me rezultat 2-2, me skuadrën malazeze që u kualifikua tutje.
Më poshtë mund të shihni vendimin që ka marrë UEFA kundrejt Buduçnostit, transmeton Klankosova.tv.
Vendimet:
- Të gjobisë FK Buduçnost Podgorica me 20,000 € dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të FK Buduçnost Podgorica gjatë një (1) ndeshjes së ardhshme të garës së UEFA-s, në të cilën FK Buduçnost Podgorica do të luajë si klub pritës, për sjelljen raciste të mbështetësve të saj.
FK Buduçnost Podgorica do t'i komunikojë UEFA-s, përpara ndeshjes, sektorin(et) që do të mbyllen, të cilët do të përfshijnë tribunën veriore dhe do të përbëhen nga të paktën 3,000 vende.
- Të urdhërojë FK Buduçnost Podgorica të zbatojë direktivën e mëposhtme në ndeshjen e ardhshme të garave të UEFA-s, që do të luajë si klubi pritës: të vendosë një baner me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s mbi të.
- Të gjobisë FK Buduçnost Podgorica me 10.125 euro për hedhjen e sendeve.
- Të gjobitet FK Buduçnost Podgorica me 5250 euro për ndezjen e fishekzjarrëve.
- Të paralajmërojë FK Buduçnost Podgorica për sjellje të pahijshme të ekipit.