Lajmet e fundit

Qyteti Yulin në Kinën jugore feston solisticin veror duke organizuar një festival që përfshin një “masakër” të konsumimit të mbi 10.000 qenve.
Por, jo të gjithë në Kinë e mbështesin këtë prakiktë.
65 vjeçarja, Yang Xiaoyun që është një mësuese në pension udhëtoi 2400 km dhe shpenzoi më shumë se 1000 euro për të shpëtuar 100 qen që ishin në rrezik të vdekjes, transmeton Klan Kosova.
Xiayoun është një adhuruesë e kafshëve dhe drejton një shtëpi strehimi për kafshët.
Në Kinë është traditë në disa vende konsumimi i qenve por këtë vit gjatë këtij festivali ka pasur edhe reagime dhe kundërshtime kundrejt kësaj tradite duke u rebeluar.
Aktivistët që kanë krijuar edhe një hashtag #stopYulin2015 u shprehën së ky festival dhe organizatorët e tij prodhojnë dhunë dhe torturë të panevojshme.