Lajmet e fundit

Gjatë 13 muajve që lamë pas, Petrina Thong ka ecur në këmbë që nga Suedia e deri në Malajzi.
29 vjeçarja kishte shkuar në Stokholm vetëm me 200 dollarë me vete, vetëm për ta parë se sa larg mund të shkonte. Udhëtimin e kishte nisur në qershor të vitit 2015.
Ajo pas 13 muajsh, ia ka arritur që të kthehet në qytetin e saj të lindjes në Kuala Lumpur në korrik të vitit 2016, pasi kishte udhëtuar përmes 22 vendeve.
Thong i ka përshkruar aventurat e saj si shumë sfiduese.
“Kur shkova në Stokholm vitin e kaluar, as që e kisha imagjinuar që do të mund të bëja një gjë të tillë”, ka thënë ajo për Daily Mail transmeton Klan Kosova.
200 dollarët e saj u harxhuan për tre muaj, dhe pas kësaj Thong kishte vendosur që të provonte një sfidë të re: të udhëtonte pa para dhe pa asnjë plan.
“Hipja në një veturë që e ndaloja në rrugë, dhe shkoja kudo që ajo veturë shkonte. Nuk e disa as çka do të haja e as ku do të flija”, ka thënë ajo.
