Filmi më i ri shqiptar, “Udhëtim në Pranverë”, do të shfaqet nga sot në kinematë e vendit.
Në rolin kryesor të filmit luan këngëtarja Nita Latifi, ndërsa regjinë e ka realizuar Fatmir Doda.
Regjisori Doda ka treguar në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se premiera e filmit është mbajtur dy javë më parë në Tiranë, ku është pritur mjaft mirë nga publiku.
Filmi sjell një histori romance dhe komedie, ndërsa për fotografinë është kujdesur Kushtrim Tërnava.
Tani, publiku ka mundësinë ta ndjekë këtë prodhim të ri kinematografik në sallat e kinemave në Kosovë./Klankosova.tv.
Ndiqni intervistën e plotë, në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/darO9DlTtew
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.