Lajmet e fundit

Dy shtetas australianë janë në kërkim për abuzim racor.
Ata ishin duke udhëtuar në një tren bashkë me tri gra muslimane.
Njëri nga burrat u ulë afër një gruaje të mbuluar, duke i thënë se ajo nuk duhet të vishet kështu në shtetin e tij.
Situata filloi të përshkallzohej, në momentin kur një nga shoqet filloi të fliste arabisht për ta qetësuar situatën.
Si duket burri nuk po i pëlqente se pse gratë kishin filluar që të flisnin në gjuhën e tyre.
“Nuk duhet të flasësh këtë gjuhë të keqe në Australi”, transmeton Klan Kosova.
Në mes të këtij sherri ndërhyri Jason Cias, një burrë 37 vjeçar që ishte duke udhëtuar nga Melbourne Centre për në Craigieburn.
“U thash që janë gra, e nuk duhet të trajtohen keshtu. Pikërisht në këtë moment filluan të më godisnin”, u shpreh Cias.