Lajmet e fundit

Udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s do të takohen në Holandë sot dhe nesër për samitin e NATO-s në Hagë.
Në agjendën e tyre për diskutim është plani për të rritur shpenzimet e mbrojtjes, por udhëheqësit kanë diskutuar edhe situatën në Lindjen e Mesme, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv
Downing Street thotë se në një takim midis kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Friedrich Merz, udhëheqësit “reflektuan mbi situatën e paqëndrueshme në Lindjen e Mesme” dhe ranë dakord se tani është “koha për diplomaci dhe që Irani të ulet në tryezën e negociatave”.