Lajmet e fundit

Emmanuel Macron, presidenti francez dhe liderët e Egjiptit dhe Jordanisë kanë bërë thirrje së bashku për një armëpushim të menjëhershëm. Kjo vjen pasi Hamasi hodhi poshtë propozimin e fundit të Izraelit për armëpushim, pavarësisht raporteve që sugjeronin se bisedimet kishin përparuar mirë.
Ata thanë se lufta "duhet të përfundojë tani" dhe se zgjidhja me dy shtete ishte e nevojshme për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme.
Zgjidhja me dy shtete do të krijonte një shtet të pavarur palestinez krahas atij ekzistues të Izraelit - duke u dhënë të dy popujve territorin e tyre.
Udhëheqësit vunë në dukje një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim dhe thanë se kjo duhet të zbatohet menjëherë dhe pa kushte.
Ata paralajmëruan gjithashtu për pasojat "të rrezikshme" të një ofensive izraelite në Rafah, e cila sipas tyre "do të sillte vetëm më shumë vdekje dhe vuajtje", shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.