"Tri shkronjat e arta", është koregrafia që e kanë realizuar nxënësit e shkollës "Shaban Jashari", në Skënderaj në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në videon e publikuar para disa orësh nga kryetari Fadil Nura, shihet një numër i nxënësve teksa mblidhen në oborr duke formuar shkronjat "UÇK".
Gjatë së hënës në Hagë, ka nisur gjykimi i ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Po dje në vendin ku po mbahet gjykimi, u mblodhën bashkatdhetarë nga e gjithë Evropa duke protestuar kundër gjykimit të tyre.
Derisa të dielën në Prishtinë u mbajt "Marshi pë Drejtësi", ku pati një numër goxha të madh të pjesëmarrësve.
Sipas organizatorëve, aty morën pjesë 100 mijë vetë/
Klankosova.tv
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.