Tashmë gjithçka është më qetë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku u mbajt protesta kundër Gjykatës Speciale.
Pjesëmarrësit ishin në numër goxha të madh, ndonëse nuk ka dalë ndonjë shifër saktësisht nga ana e institucioneve për të ditur se sa ishte numri dhe nëse kishte arritur në shifrën që ishte paraparë nga organizatorët.
Por, në Tiranë ka pasur pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqipfolëse të cilët kanë shkuar qoftë në mënyrë të organizuar, qoftë në mënyrë individuale për ta përkrahur thirrjen që është bërë që t’i dilet në krah ish-liderëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë dhe që të njëjtit të kenë një gjykim të drejtë.
Për më të tepër detaje, ndiqeni lidhjen direkte nga Tirana të gazetares Qëndresa Bellagoshi:
https://www.youtube.com/watch?v=H-xYnBqlZCg
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.