Lajmet e fundit

Një burrë është arrestuar në Prishtinë për veprën penale “Mashtrim”.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, i dyshuari gjatë muajit gusht të vitit të kaluar ua kishte shitur të njëjtën banesë dy personave, njofton Klankosova.tv.
“Prishtinë 01.08.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ia kishte shitur banesën viktimës mashkull kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.