01.09.2017 · përditësuar para 3255 dite1 min lexim
Kosova e grupmoshave U 21 ka shënuar fitore në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian kundër Norvegjisë në një ndeshje dramatike, njofton Klan Kosova.
Djelmoshat kosovarë janë rikthyer nga disavantazhi 0-2, duke barazuar fillimisht në pjesën e parë 2-2 e më pas në pjesën e dytë kanë arritur të shënojnë edhe njëherë duke fituar ndeshjen 3-2.
Loja është zhvilluar në stadiumin olimpik “Adem Jashari”, në Mitrovicë.
Kjo fitore ishte e vlefshme për kualifikimet e kampionatit Europian 2019.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.