Një familje nga Vitia ka mbetur e tmerruar me veprimin e dy personave, të cilët në orët e para të së dielës e kishin vendosur një arkivol para hyrjes së shtëpisë së tyre.
Lidhur me rastin detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës.
Zëdhënësi rajonal i Gjilanit, Valon Osmani, ka deklaruar se arkivoli ishte i zbrazët.
Osmani tha se tashmë hetimet kanë nisur në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
"Njësite policore relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit", tha Osmani për Klankosova.tv
https://klankosova.tv/dy-persona-vendosin-nje-arkivol-para-nje-shtepie-ne-viti/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.