Lajmet e fundit

Një burrë ka dëshmuar këtë javë se sa shumë paragjykohen gratë myslimane që mbajnë ferexhe.
Dante Jamie Coyne nga Britania e Madhe, më 26 tator ishte duke udhëtauar me tren, transmeton Klan Kosova.
Njëjtë sikurse ai ishte edhe një grua me ferexhe, e ulur e vetme edhe pse shumë persona qëndronin në këmbë pasi refuzonin të uleshin pranë saj.
Ai e kishte postuar një fotografi në Facebook bashkë me një status.
“Sot në mëngjes isha në tren dhe kjo grua po qëndronte e vetme në një ulëse me 6 vende, sepse ishte e qartë se pasagjerët refuzonin të uleshin afër saj".
“Unë thashë me zë të lartë se do të rri këtu dhe u ula përballë saj”.
“Ne nuk shkëmbyem as edhe një fjalë gjatë udhëtimit, mirëpo ku ajo zbriti më tha me zë të ulët faleminderit”.
“Njerëz mos u bëni diskriminues”.