Lajmet e fundit

Një sulm ajror izraelit në qendër të Bejrutit ka vrarë të paktën tre persona dhe ka plagosur 26 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.
Pas shpërthimit, Izraeli lëshoi një seri paralajmërimesh evakuimi për rrethinat jugore të qytetit dhe më pas filloi disa nga bombardimet më të rënda të luftës, përcjell Klankosova.tv.
Gjatë ditës, New York Times duke iu referuar dy burimeve, raportoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka treguar se është i hapur për një armëpushim në konfliktin njëvjeçar me Hezbollahun, pasi zyrtarët amerikanë i bënë presion që të finalizonte një marrëveshje përpara Ditës së Falënderimeve.