Lajmet e fundit

Stafi i spitalit të Mitrovicës është duke protestuar rreth sulmit të djeshëm ndaj një infermiereje dhe dy punëtorëve të sigurimit fizik.
Incidenti ndodhi në repartin e Ortopedisë të spitalit “Dr. Sami Haxhibeqiri”.
Si pasojë e këtij incidenti, tre punëtorët e Spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor, njofton Klankosova.tv.
Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, ka raportuar të enjten se gjithçka dyshohet se ndodhi pas një konflikti verbal që lidhej me kërkesën e punëtores shëndetësore dhe dy rojeve, qe të respektohen rregullat e hyrjes në repart.
Bazuar në informacionet e para qe ka marrë gazetarja, dyshohet se personat që sulmuan tre viktimat, i kanë gjuajtur ata me karrige.
https://klankosova.tv/sulm-me-karrige-te-perfshire-familjaret-e-pacientit-gazetarja-sjelle-detajet-e-rrahjes-ne-spitalin-e-mitrovices/
https://klankosova.tv/oda-e-infermiereve-kerkon-hetim-per-sulmin-ndaj-punetoreve-te-spitalit-te-mitrovices11/