Para pak ditësh, në rrjete sociale ka qarkulluar një video e Manjola Nallbanit duke u rrëzuar gjatë një performance në qytetin e Gjakovës.
Lidhur me incidentin, ka reaguar sot vetë këngëtarja e cila njoftoi ndjekësit dhe adhuruesit e saj se ka thyer këmbën dhe për këtë, i duhen gjashtë javë trajtim.
Artistja tha se incidenti ndodhi kur një fëmijë doli para saj, dhe për ta shpëtuar, ajo ka rrëshqitur, njofton Klankosova.tv.
Më poshtë lexoni të plotë deklaratën e saj: