Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka folur përpara gazetarëve për finalen e nesërme kundër Spanjës.
I pyetur nga gazetarët se çka do të thoshte një fitore nesër, Kane u përgjigj duke thënë “gjithçka”.
Kane foli edhe për humbjen e Anglisë në finalen e Euro 2020 nga Italia, për të cilën tha se bashkëlojtarëve të tij u ka dhënë “uri e zjarr” shtesë për t’u siguruar që kjo finale të jetë në anën e tyre.
"Por dijeni gjithashtu se do të jetë një natë jashtëzakonisht e vështirë", tha tutje Kane, transmeton Klankosova.tv.
Finalja e madhe e Euro 2024 do të luhet nesër nga ora 21:00 dhe do të mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova dhe Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.