Lajmet e fundit

Një vajzë trevjeçare ka humbur jetën pasi ra në një pishinë në oborrin e një shtëpie private në qytetin Laufen, në rajonin Berchtesgadener Land të Bavarisë, pranë kufirit me Austrinë.
Ngjarja tragjike ndodhi të enjten rreth orës 17:40, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv. Sipas policisë, nëna e gjeti fëmijën në pishinë, e nxori menjëherë nga uji dhe nisi përpjekjet për ta reanimuar.
Më pas, 3‑vjeçarja u transportua me helikopter emergjent në spital, por ndërroi jetë gjatë natës.
Ende nuk dihet se si ndodhi aksidenti.
Zëdhënësi i policisë deklaroi se hetimet po zhvillohen në të gjitha drejtimet, ndërsa për shkak të procesit hetimor nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
●●●