Një grua është arrestuar në rrugën “B” në Prishtinë, pasi dyshohet se ka mashtruar një person tjetër duke u prezantuar rrejshëm si prokurore.
Sipas raportit të Policisë, më datë 23 të këtij muaji një grua ka paraqitur ankesë, duke deklaruar se e dyshuara, duke u prezantuar si prokurore, i kishte marrë para me pretendimin se do t’ia kryente një rast si shpërblim, transmeton Klankosova.tv.
“Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.