Lajmet e fundit

Pothuajse të gjithë fëmijët përpara se të i zë gjumi, dëshirojnë që dikush të u’a lexojë ndonjë përrallë.
E po, nuk janë vetëm të vegjëlit që dëshirojnë të dëgjojnë përralla nga të rriturit.
Ndodh edhe e kundërta!
Një berber nga Iowa, Courtney Holmes, u ofron prerje flokësh falas nëse fëmijët lexojnë me zë, e ai dëgjon.
“Kur fëmijët hyjnë brenda, unë u them që të shkojnë ta marrin ndonjë prej librave që atyre mund t’u pëlqejë e ta lexojnë me zë, përderisa unë u pres flokët”.
“Të jem i sinqertë në fillim u habita. Kjo sepse në fillim ishin vetëm katër fëmijë që e bënin këtë gjë, e ditën tjetër rreth 20 të tjerë prisnin në rresht për të lexuar për mua”, është shprehur Holmes.
Ai kështu dëshiron që t’i inspirojë fëmijët që e kanë braktisur shkollën, që të kthehen prapë në bankat shkollore.