Lajmet e fundit

Në orët e hershme të mëngjesit, në Prishtinë, vdiq këngëtarja e muzikës së lehtë Liliana Çavolli, e cila bëri një karrierë të gjatë jetësore dhe të punës në Radio Prishtinë, jo vetëm si këngëtare, por edhe si moderatore e disa emisioneve muzikore.
Ajo, bashkë me Nexhmije Pagarushën, i lanë vulën historisë së zhvillimit të këngës moderne shqipe në Kosovë, ku për dekada me radhë ushqyen shpirtin e dëgjuesve të shumtë me vlera të qëndrueshme artistike.
Çdo histori për këngën argëtuese në Kosovë, nuk do të mund të shkruhet asnjëherë pa emrin e Liliana Çavollit, e cila në jetën muzikore kosovare solli vlera të një niveli europian, madje në një kohë shumë të vështirë.