Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, hodhi poshtë pretendimet e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila e përjashtoi nga seanca pasi e akuzoi se hodhi lëndë të dyshimtë në sallë.
“Ajo që hodha në Parlament nuk ishte asgjë që mund t’u rrezikojë jetën deputetëve. Le të rrijë e qetë Elisa, bashkë me shokët dhe shoqet e Partisë Socialiste. Ajo ishte një aromatizues. Le ta verifikojë prokuroria, SPAK-u e të gjithë me radhë, ku do të na dërgojë, që bëri edhe kërcënim ndaj meje dhe kolegëve. Sepse unë nuk i trembem askujt, sepse kemi një mision dhe nuk na ndalojnë kërcënimet e kësaj bande kriminale”, tha Hoti para Parlamentit, shkruan A2 CNN.
Ajo akuzoi gardistët se e kanë dhunuar në sallën e Kuvendit.
https://klankosova.tv/hidhet-lende-e-dyshimte-brenda-salles-se-kuvendit-ne-shqiperi/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.