Ersan Haliti është një figurë frymëzuese, se si jeta të ballafaqon me shumë sfida, por në fund del triumfues.
Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, Ersani foli për periudhën se si dilte në sheshet e Prishtinës dhe këndonte ilahi, në mënyrë që t’i dilte familjes në ndihmë, transmeton Klankosova.tv.
“Shumë më kanë ndihmuar, e shumë më kanë ofenduar, por nuk ma ka ndi, sepse unë kam dalë për familjen time dhe kjo më ka mjaftuar”, tha ai.
20-vjeçari, pos tjerash, tha se ka punuar shumë punë qysh nga mosha e re, "për kafshatë të gojës".
Por, jeta e tij mori një kthesë të bukur, pasi zëri i tij tanimë çmohet nga të gjithë.
Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=fD9VTXyjXxI
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.