Një 45-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Mirditë, pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike.
Siç raporton Abcnews.al, ngjarja ndodhi në fshatin Përlat i Epërm të Mirditës, ku 45-vjeçari dyshohet se është ngjitur në një shtyllë elektrike pranë banesës së vjehrrit të tij, pasi kishin probleme me ndriçimin, transmeton Klankosova.tv.
Nga hetimet paraprake bëhet me dije se energjia ka qenë e lidhur dhe, për pasojë, 45-vjeçari ka rënë në kontakt me të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.