Lajmet e fundit

Sarah Vickers dhe Kiel James Patrick, këtë vikend u martuan në një fermë me pemë krishtlindjesh.
Ky vend është shumë i bukur, por gjithashtu ka edhe një vlerë shumë sentimentale për çiftin, transmeton Klan Kosova.
Vite më parë, Sarah dhe Kiel kishin mbjellë “pemën e tyre të dashurisë” dhe që nga atëherë ata rikthehen në këtë vend për ta shikuar se sa është rritur pema e tyre.
“Ky moment është më i lumturi në jetën time”.
“Këtë fotografi do rikthehem gjithmonë ta shikoj sepse ‘Ky jam ai që gjithmonë kam dashur të jem’. E kjo nuk ka të bëj me mua për me atë, sepse ajo e meriton njeriun më të lumtur dhe unë jam i tillë falë saj”, ka shkruar Patrcik në fotografinë e postuar në Instagram.