Një çift indian thuhet se kanë marrë me qira një aeroplan dhe kanë mbajtur ceremoninë e martesës në të.
Shteti Tamil Nadu ka marrë masa të ashpra duke kufizuar dasmat në 50 të ftuar, por ky çift e ka gjetur një zgjidhje për këtë situatë duke i ftuar 160 persona.
Autoriteti i Aviacionit në Indi ka filluar hetimet, ndërsa një zëdhënës i SpiceJet i tha Indian Express-it se Boeing 737 u rezervua nga Madurai në Bangalore nga një agjent udhëtimesh për një udhëtim pas një martese.
Ai tha se klienti "u informua qartë për udhëzimet e COVID-19 për t'u ndjekur dhe i ishte refuzuar leja për çdo aktivitet që do të kryhej në bord", shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Ndërsa 222 mijë e 315 raste me COVID-19 janë pozitive në vend në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm u rrit në 26 milionë e 752 mijë e 447 të prekur nga virusi.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.