Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur sot në ambientet e brendshme të Bashkisë së Sarandës. Hallë dhe mbesë u përplasën në dyert e këtij institucioni , pasi po kërkonin informacion mbi një pronë për të cilën janë në gjyq.
Zoja Velçani, 75-vjeçare, pas debatit verbal ka qëlluar me grusht mbesën Belipjana Meço rreth 40-vjeçare, e më pas e ka kërcënuar atë me mjetin prerës tip “biçak”.
Marrëdhënia mes hallës dhe mbesës ishte vështirësuar për shkak të pretendimeve që të dyja kishin mbi një pronë, për të cilën konfliktoheshin prej 4 vjetësh. Por, kjo ishte hera e parë që konflikti kaloi në dhunë fizike.
Pas arrestimit nga Komisariati i Policisë Sarandë, 75-vjeçarja ndodhet në arrest shtëpie./ euronews.al
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.