Një 37 vjeçar është arrestuar nga zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës.
Aksioni është zhvilluar nga stacioni i Drenasit.
Bëhet fjalë për L.I, i cili sipas urdhëresës së gjykatës do të vuajë një dënim prej 3 vitesh burg dhe gjobë.
"Operacioni bën pjesë në veprimet e vazhdueshme policore për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale", thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.