Lajmet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në fshatin Suk 1 të Roskovecit.
Një fëmijë 14 vjeçar është zhdukur.
Policia bën me dije se i mituri ka qënë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lum por nuk ka dalë më, raporton Top-Channel përcjell Klankosova.tv.
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 19:00, njoftohemi se në fshatin Suk 1, Roskovec, buzë lumit Seman, një fëmijë 14 vjeç, ka qënë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur për tu larë në lum por nuk ka dalë më.
Po punohet për gjetjen e 14-vjeçarit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.