Janë arrestuar dy burra në Skenderaj, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje kanë sulmuar fizikisht njëri-tjetrin.
Sipas policisë, pas intervistimi, me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, derisa tjetri është liruar, transmeton Klankosova.tv.
"Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit, pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes vete. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet", thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.