Gjykata Themelore e Pejës, u ka caktuar nga 30 ditë paraburgim dy të dyshuarve për dhunimin e 14-vjeçares në Drenas.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Tringa Zhuti, në një përgjigje për Klankosova.tv.
Dhunimi i të miturës dyshohet se ka ndodhur të dielën (10 mars), nga dy persona të rritur.
Viktima ishte raportuar e zhdukur pasi që në Malishevë kishe shkuar mysafir me datë 9 mars. Ajo të nesërmen, me datë 10 ishte larguar nga shtëpia pa i njoftuar nikoqirët e shtëpisë të cilët kishin nisur edhe kërkimin e saj.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.