Lajmet e fundit

Një djalë trevjeçar u gjet i mbuluar nga një grumbull rëre në kopshtin e prindërve të tij në fshatin Grotegaste, Saksonia e Poshtme në Gjermani.
Ekipet e shpëtimit arritën ta shpëtonin për pak kohë, por djali ndërroi jetë më vonë në spital për shkak të plagëve të rënda, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv
Rëra ishte materiale e zakonshme për lojëra ose projekte të vogla ndërtimi.
"Ishte thjesht rërë e zakonshme, ndoshta tre karroca dore, sa për projekte të vogla ndërtimi dhe asgjë e pazakontë", tha për BILD një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve të Westoverledingen.