Dy zyrtarë policorë nga Peja janë arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit.
Ndaj tyre është propozuar masa e arrestit shtëpiak dhe të suspendimit nga puna.
Kështu deklaroi për Klankosova.tv Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.
"Aktualisht është duke u mbajtur seanca dëgjimore, ku do të elaborohet kjo kërkesë", deklaroi Nikçi për Klankosova.tv.
Dy zyrtarët policorë të arrestuar, Sulltan Kadrijaj dhe Ali Shkodrani, dyshohet se i kërkuan para një qytetari për të mos i shqiptuar gjobë.
https://klankosova.tv/arrestimi-i-dy-zyrtareve-1policore-per-marrje-ryshfeti-deklarohet-prokuroria-e-pejes/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.