Serbi që u arrestua për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan, është ndaluar për 48-orë.
Ai ra në pranga për sulmin e ndodhur në maj, ku ishin lënduar 93 ushtarë, tha zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një përgjigje për Klankosova.tv.
Njoftimi për ndalimin e tij për 48-orë u dha nga Prokuroria Speciale.
“Prokuroria Speciale informon se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, sot në regjionin e Mitrovicës, ka arrestuar një person M.D, me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese” nga neni 127 par.2 lidhur me nenin 114 par.2 të KRPK-së; “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare” nga neni 167 par.5 lidhur me nenin 31; “Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 par.2 lidhur me nenin 31 dhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, nga neni 402 par.4 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, shkruan në kumtesë.
“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtit do të vazhdohet me veprimet e nevojshme hetimore”.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.